Shqiptarët nuk kursejnë fare për Halloween: Sa kanë shpenzuar?

0
64

Halloween-i, që daton te kultura e lashtë kelte dhe lidhej asokohe me traditën për të larguar shpirtrat e vdekur të cilët besohej se ktheheshin në shtëpi, është sot për shumë njerëz thjesht një festë e zakonshme për t’u veshur frikshëm dhe një arsye më shumë për të festuar (ndonëse në pandemi).

Globalizimi ka bërë që kjo festë të përqafohet nga shqiptarët. Besojmë se të gjithë biem dakord që vëmendja ndaj shtohet vit pas viti. Shpenzimet po ashtu. Sipas një artikulli të Monitor, shqiptarët bëjnë shpenzime të “frikshme” për 31 tetorin.

“Familjet përpiqen të gjejnë kostume, të blejnë kunguj, të dekorojnë shtëpitë, kurse bizneset, ambientet e tyre. Ajo që dikur shihej si një ‘festë e huaj’, shumë e shohin si një kalim në një sezon të vërtetë feste dhe tashmë po shndërrohet në një ‘industri’ prej qindra eurosh,” shkruan Monitor.

“Shpenzimet e kostumeve janë komponenti më i madh i shpenzimeve të Halloween, sipas vëzhgimeve të bëra në biznese të ndryshme në kryeqytet, si dhe ato online. Sipas tyre, një shumicë njerëzish do të veshin një kostum ose aksesorë të një kostumi. Çuditërisht një pjesë e tyre synojnë të blejnë një kostum edhe për kafshët shtëpiake.”

Sipas Monitor, shpenzimet janë:

Kostume për të rritur: 2,500 lekë
Kostume për fëmijë: 1,500 lekë
Kostume për kafshë: 1,000 lekë
Aksesorë si maska, kapele: 500 lekë
Dekore të ambienteve: 15,000 lekë
Dekore të vogla për shtëpi: 1,500 lekë
Ëmbëlsira: 2,000 lekë
Kungull natyral: 500 lekë
Make up festiv: 3,000 lekë
Sete fotografike: 3,500 lekë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here