“S’i kam borxh”/ Luks në Dubai, Enca i përgjigjet komenteve: S’mbaj sheik

0
88

Këngëtarja Enca Haxhia po shijon jetën luksoze në Dubai, ku edhe ka shkuar për të festuar ditëlindjen e saj, ndërsa gjithë kohës ka ndarë me ndjekësit foto e video. Por nuk i kanë munguar as komentet negative, duke bërë që këngëtarja të kthehej me një seri replikash për të gjithë ata që i ka cilësuar si “dashakeqë”.

Ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga këngëtarja, e cila iu përgjigj me disa video të gjata në Instastory, duke sqaruar se askush nuk e mbante me para. Për disa minuta të tëra ajo u sqaroi ndjekësve se punonte e ishte e suksesshme ndaj edhe kishte mundësi për të pasur një jetë luksi.

Nëse mamatë tuaja apo prindërit tuaj ju kanë mësuar që të jesh një femër e suksesshme që jeton një jetë të bukur dhe që është e pasur, apo e suksesshme, duhet t’i hipi dikush sipër, më vjen keq për ju. Nuk dua t’i ofendoj as ata njerëz që kanë këtë mentalitet, vazhdo mbajeni. Vetëm dua t’ju kujtoj se: Në ju urreni personat e pasur, të suksesshëm, të lumtur, kurrë nuk do të bëheni i pasur, i suksesshëm, i lumtur, sepse kurrë nuk mund të bëhesh diçka që ti e urren, diçka që ti nuk e pëlqen. Mua nuk më prishin aspak punë komentet tuaja. Unë do vazhdoj do jetoj këtu në Dubai, në suitën time, në hotelin tim me pesë yje, do i hipi avionit në ‘bussines class’, do i hipi jahtit tim, do vazhdoj të paguaj për gjërat e mia, do e bëj qejfin tim në maksimum edhe në fund të ditës nuk mund t’i justifikohem askujt për jetën time, sepse të gjithë ju që i shihni këto story, e dini kush jam.

Vajzave të reja nuk duhet t’i japim shembullin që të bësh një jetë të bukur duhet të kesh një sheik apo dashnor që të mban nga mbrapa. Nuk jam unë e vetmja vajzë që e bëj këtë jetë të bukur, ka shumë të pavarura. Për të gjithë ata që dërgojnë mesazhe “Pse hedh video duke tëerk”, jam seksi mo vlla, jam single, e re. Ndoshta kur të jem 40-vjeçe, e martuar s’do i bëj këto gjëra, s’më ka ngel asgjë peng në jetë. Më falni për shpre“B*thën askujt s’ia kam marrë borxh”- Twerk në jaht, Enca i përgjigjet komenteve negative për jetën luksoze: S’mbaj sheik apo dashnor nga mbrapa
Oct 30, 2021 | 14:24hjen por b*thën askujt nuk ia kam marrë borxh, kënaqem, nuk e marr veten apo jetën shumë seriozisht.

(k.m.dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here