Video virale: Kryeministri i Indisë për pak puthi në buzë Sekretarin e OKB-së në sy të Boris Johnson

0
103

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ishin protagonistë të një momenti paksa të pakëndshëm kur tentuan të përshëndeten në konferencën e klimës në Glasgow.

Kryeministri indian në shenjë respekti të madh për Guterres, iu afrua për ta përshëndetur, por ai moment paska i vuri në siklet që të dy, e këtë moment e kanë kapur kamerat e televizioneve.

Nga kënde të ndryshme dukej sikur kryeministri Modi dhe Guterres do të “putheshin”, e kjo bëri që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së të qëndrojë paksa më i tërhequr.

Mjaftoi ky moment që pamjet për pak minuta të bëhen virale dhe të jetë temë diskutimi nëpër rrjetet sociale.

(E.H/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here