Pasi e ëma e “këshilloi” publikisht Granitin për marrëdhënien me Fifin, këngëtarja mes lotësh merr vendimin drastik: Pse s’më kupton

0
122

Fifi dhe Graniti që prej filimit të “Big Brother Vip” kanë qenë në qendër të publikut duke pritur nëse mes tyre do të ndodhë diçka apo jo.

Ata kanë shfaqur herë pas here afrimitet mes tyre, gjë që i ka nxitur këto zëra. Zëra të cilat më pas u shuan nga Graniti pasi ai vetë tha se këngëtaren e sheh thjesht si “motër”. Mirëpo, edhe pse kjo deklaratë e Granitit ishte mëse e qartë Fifi nuk ka hequr dorë nga xhelozitë e saja dhe “fiksimi” ndaj futbollistit.

Mbrëmjen e djeshme Graniti u përball me të ëmën, e cila e kritikoi dhe i dha një mesazh që siç dukej ishte rreth marrëdhënies me Fifin.

“Dil nga guaska, ky nuk është Graniti që njohim. Lundro lirshëm, bisedo, bëj qejf, argëtohu.”

Duket se këto fjalë e kanë prekur shumë Fifin, e cila e ka marrë si një mesazh që futbollisti të distancohet prej saj. Prandaj dhe ajo e përplotur ka marrë një vendim të rëndësishëm duke i kërkuar atij që t’i qëndrojë larg, pasi është duke e penalizuar.

“Granit jam duke të penalizuar. Erdhi nëna jote ta tha muhabetin që kam 1 muaj që ta them. Pse s’më kupton se shqip po të flas. Me mua mos fol më!”, tha Fifi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here