MINISTRJA MANASTIRLIU NË PARLAMENT: DO VENDOSIM ‘GREENPASS’ PËR TË HYRË NË LOKALE

0
127

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi ditën e sotme se të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të pajisen me ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale. Manastirliu mori shembull nga vendet europiane për të cilat tha se të gjithë qytetarët futen në restorante dhe në bare vetëm nëse kanë kartën që tregon vaksinimin.

‘Si hyet në një restorant, bar, në Europë. A futet me Greenpass? Po, do e vendosim dhe ne, e vendosëm dhe në universitete. Për qytetarët është e rëndësishme, që ne kemi pika vaksinimi në çdo qendër shëndetësore, dhe në universitete. Do të vendosim ‘Greenpass’ për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit. ‘-është shprehur ministrja.

(a.b)/dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here