E thotë ministrja e Bujqësisë: Do hapim Akademi për barinjtë!

0
56

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca është sot se shumë shpejt do të hapet një Akademi për të rinjtë, që të bëhen barinj. Sipas Krifcës, të rinjtë do të subvencionohen për mbajtjen e tufës.

Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministrja tha se Qeveria është në dijeni të problemit, që barinjtë janë duke e braktisur këtë profesion për të bërë punë më të lehta. Ndaj kjo nsimë sipas saj, bëhet për të nxitur të rinjtë.

“Në 2022 ne do të aksesojmë dyfishin e fondeve të BE që kishim nga 94 do të shkojmë 146 milionë euro. Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët, që po ne e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Barinjtë duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë.

Është një profesion që është e vështirë dhe duam ta ruajmë dhe do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvencionojmë vetëm për mbajtjen e tufës. Jemi të vetëdijshëm për këtë problem, duam të mbështesim fermat e mëdha. Të bashkohen fermerët të mos mbajnë nga një lopë”, tha Frida Krifca, ministre e Bujqësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here