Nëse “Topin e Artë” nuk e fiton Lewandowski, legjenda do t’i dhurojë trofeun e tij

0
152

Golashënuesi i Bayern Munich dhe Polonisë ka shënuar sërish gola në vitin 2021, duke vazhduar formën e  njëjtë nga viti 2020, ku shumë menduan se ai ishte fituesi i denjë i këtij trofeu kontinental, pasi shënoi 55 gola me bavarezët dhe fitoi tri trofe.

Edhe pse ai fitoi çmimin e FIFA-s, si “Lojtarin më të mirë” për vitin 2020, trofeu prestigjoz “Topi i Artë” nuk u dha për shkak të pandemisë COVID-19. Lewandowski ishtë ndër kandidatët kryesorë për këtë trofe, krahas Lionel Messit, Cristiano Ronaldos dhe Jorginhos.

Ish-futbollisti spanjoll, legjenda Luis Suarez, i cili e ka fituar “Topin e Artë” në vitin 1960, thotë se është koha që Lewandowski të marrë më çmimin, që e dhuron ‘France Football’ për çdo sezon. “Jepni Lewandowski ‘Topin e Artë’, dreqin! Nëse jo, unë do t’ja jap timin!”,- ka thënë ai për “Carrusel Deportivo”.

Robert Lewandowski ka thyer rekordin e golave ​​të Gerd Muller në Bundesligës në fillim të këtij viti. “Arritjet e mia flasin vetë, sepse dy vitet e mia të fundit kanë qenë një arritje e madhe, jo vetëm për mua, por për çdo lojtar në histori”,- ka deklaruar ai.

Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2021 do të shpallet më 29 nëntor, në “Theatre du Chatelet” të Parisit.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here