Robert Aliaj: Një pakicë absolute që i imponohet një maxhoriteti! E tmerrshme, kushdo që ka pikëpamje të kundërta nga LGBT quhet racist

0
61

Nga Robert Aliaj

Është e paimagjinueshme që po jetojmë një epokë me b*thë përpjetë ku një minoritet absolut po i imponohet maxhoritetit absolut. Kujtoj kërcënimin e një pastori live në televizionin Top Channel.

Ka një tendencë të tmerrshme në rritje që kushdo që ka një pikëpamje të kundërt ndaj këtyre fenomeneve të mbështetura nga LGBT (të politikave identitare gjinore, mohimit të mëmësisë apo atësisë, imponimit të dhunshëm të një modeli degradues shoqëror,) të denigrohet, të atakohet dhe të quhet racist, ksenofob ose më keq. Çdo formë e debatit racional është bërë e vështirë nëse jo e pamundur, me keq se në diktaturë.

Ky imponim është në të njëjtën kohë, i pamundur dhe i padëshirueshëm. Këto klane të rrezikshme kërkojnë të fusin hundët dhe të korrigjojnë të pakorrigjueshmen, gjëra që nuk pasqyrojnë shtigjet individuale të secilit, as ato shoqërore.

Është kjo luftë kundër bërthamës së familjes miliardavjeçare? Jeni Ju dakord me komercializimin e fëmijëve, konvertimin e tyre në mall apo qe shumë shpejt te keni mundësi të blini fëmijë në supermarket sipas nevojave të secilit?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here