Bora merr një dhuratë të veçantë nga Donaldi, ja mesazhi i ëmbël i moderatores

0
86

Moderatorja Bora Zemani ka marrë një dhuratë të veçantë nga Donaldi. Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit pjesëmarrësi në Big Brother hodhi jashtë murit të shtëpisë më të famshme të shqiptarëve një qese me biskota ku futi gjithashtu varësen e tij, një dhuratë kjo pikërisht për Borën.

Sot, ajo ka ndarë në Instagram një foto, ku shfaqet pikërisht me varësen e Donaldit në qafe dhe me qesen e biskotave në dorë.

Me këtë foto ajo uron ndjekësit e saj të shumtë për një fundjave të ëmbël.

Kujtojmë që Bora dhe Donaldi janë tashmë sërish bashkë, pas ndarjes prej disa muajsh. Gjatë spektaklit të dy shkëmbyen puthje me njëri-tjetrit, duke konfirmuar dashurine e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here