“Mund të mbeteni jashtë mjediseve publike”, Rama apel qytetarëve: Vaksinohuni një orë e më parë

0
108

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh për të pavaksinuarit ku ka shpërndarë pamjet e luftës së përditshme të mjekëve me covid-19, ndërsa shprehet se sot ka një zgjidhje.

Rama shkruan se të gjithë duhet të vaksinohen për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë

Kujtojmë se disa ditë më parë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëroi mundësinë për green pass për të gjithë baret dhe zonat e tjera të shërbimit për qytetarët. /abcnews.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here