“Green Pass” në lokale? Brataj: Do të merret seriozisht, grumbullimet kanë rritur infektimet

0
73

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu propozoi nga Kuvendi, certifikata të detyrueshme edhe për qytetarët që shkojnë në bare e restorante.

I ftuar në A2 CNN, shefi i Urgjencës Kombëtare dhe eksperti i Komitetit Teknik Skënder Brataj pohoi se Green Pass-i i detyrueshëm edhe për baret e restorantet, do të merret seriozisht. Brataj theksoi se shkak bëhet rritja e infektimeve në javët e fundit, ku nga 150 të infektuar në ditë që regjistroheshin dikur, aktualisht janë afro mbi 600 të infektuar në një ditë.

“Propozimi për Green Pass sigurisht që do të merret seriozisht, sepse po të shohim rezultatin e një muaji nga 150 të infektuar në ditë shkuam prapë te 600 të infektuar nga ndeshjet, grumbullimet nga no vax, nga foltoret. Grumbullimet e japin rezultatin në 2-3 javë dhe po vazhduam kështu do të ketë rritje. Nga 1 korriku deri sot kemi bërë 6 mijë vizita Covid, nga të cilat 3 mijë kanë shkuar në spital. Në 500-600 të infektuar më pak se 100 janë të vaksinuar dhe forma e atyre që humbasin jetën janë të pavaksinuar”, u shpreh Brataj.

Sa i përket individëve që sapo kanë kaluar Covid-19, Brataj theksoi se duhet të presin të paktën për një periudhë 6-8 mujore për të kryer vaksinën.

“Ata që e kanë kaluar kanë certifikatën e mjekut që e kanë kaluar, dhe deri në 6-8 muaj je njësoj si ato em Green Pass. Nuk mund të kesh Green Pass. Nëse e ke kaluar në atë moment do të presësh kohën të bësh vaksinën”, tha Brataj.

Shefi i Urgjencës ritheksoi edhe njëherë se vaksina nuk shkakton dëmtime të shëndetit riprodhues.

“Shëndeti riprodhues nuk cenohet nga vaksina, nuk ka asnjë ndryshim, pati Astrazeneca disa ndryshime të ciklit te femra, por që stabilizohej brenda pak javëve dhe shumë prej tyre rezultuan shtatzëna. Unë do të isha i shqetësuar po të mos kishte vaksina, apo të besoj në teori, no vax apo fertilitet. Janë 7 mld e 200 mln vaksina të kryera dhe në një vit nga epidemia nuk ka ulje të lindshmërisë. Forma e atyre që humbasin jetën janë 95% të pavaksinuar”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here