Gazmend Bardhi sulmon keq Berishën: Dole bllof! Ku i ke firmat për thirrjen e Kuvendit? Na kujtoi kohën e Enver Hoxhës

0
71

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka sulmuar ish-Kryeministrin Sali Berisha mbrëmjen e sotme, duke thënë se doli bllof me iniciativën e tij për të mbledhur 1/4 e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Sipas Bardhit, Berisha nuk ia doli dot që të mbledhë firmat e nevojshme, prandaj dhe nuk pranon që të hjapë për verifikim firmat e delegatëve, por ka mbyllur në kasafortë demokratët.

Bardhi më tej thotë se është fyerje e rëndë për demokratët duke thënë se të dhënat e delegatëve që kanë firmosur janë sekrete.

Ai më tej është shprehur se nëse mblidhen vërtetë 1/4 e firmave të delegatëve, atëherë ato dorëzohen te Sekretari i Përgjithshëm dhe jo te Këshilli Kombëtar, e më pas ka një periudhë një mujore verifikimi.

Gazment Bardhi nuk ka fshehur as akuzat kundrejt Berishës, duke thënë se për interesa të Sali Berishës nuk mund të mblidhet Kuvendi Kombëtar.

Ajo qe ishte me e rende ne fakt nga e gjithe fjala e Bardhit, ka te beje me krahasimin qe i beri me Enver Hoxhen. Bardhi tha se me menyren si po vepron Berisha, qe vete i mbledh firmat dhe vete i verifikon, eshte nje sjellje si ne kohen para vitit 90.

Fjala e Gazment Bardhit

Gazment Bardhi: Sali Berisha i di mjaft mirë rregullat si funksionon PD. Ajo që tha sot nuk ka lidfhje me statutin e PD dhe me funksionimin demokratik të PD. U provua në sy të opinionit publik se Berisha ka luajtur bllof me demokratët. Nuk ka arritur dot të mbledhë firmat. Nëse do të kishte mbledhur firmat e 1/4 të delegatëve ai e di mjaft mirë ku dorëzohen dhe si është procesi. Kjo është tallje e madhe me demokratet dhe sakrificën e tyrë. PD është institucion dhe ka rregullat e sdaj. Është fyerje e rëndë për ccdo demokrat që pretendohet se mbahen sekret anëtarët. Nuk ka fyerje e tallje më të madhe se ti thuasht ëdhënat e delegaëtve janë sekret. Apeli im është i qartë. Cilido që kërkon funksionim demokratik të PD-së do të duhet të ndjekë procedurën sipas statutit të partisë. Sali Berisha e di edhe më mirë se një demokrat i thjeshtë procedurën e mbledhjes së institucionve. Nëse nuk do të kishte luajtur bllofin, para një muaji tha mblodhi 80% pastaj 90%, diksush tjetër tha 110% . ndërsa sot thanë 60%.

Procesi tregon se kjo ka qenë bllof dhe nuk janë mbledhur firmat e 1/4 për thirrjen e kuvendit. Nuk ka kuvend. Ku mund t’i verifikojë. Sekretari i përgvbjithshëm është institucioni që ka për detyre funksionim e partisë. Ju jeni përfaqësues të medias. Keni ndjekur qindra Kuvende kombëtare të PD-së. Ju e dini si është procedura. Kuvendi kombëtar ka më shumë se 7600 anëtarë të tij, për të nisur proceduren e mbledhjes duhet të firmosin 1/4 anëtarëve. Me pas vijon procesi në të gjitha institucionet deri në thirrjen e kuvendit. Prandaj statuti ka parashikuar një muaj kohë deri në thirrjen. Procedurat nuk bëhehen duke mbyllur demokratët në kasafortë. Nëse 1/4 kërkon thirrjen e kuvendit duhet të depozitohet kërkesa në organet statutore të PD-së. Këshilli Kombëtar nuk ka lidhje me këtë procedurë.

Kryesia e PD-së është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar. Organizimi i partisë është e qartë përgjegjësi e kujt është. Nuk mundet që për hallet personale të PD-së të mblidhet. Nuk është problemi te statuti i partisë, pasi Berisha e njeh shumë mirë. AJo që u propozua sot nuk ka lidhje aspak me rregullat. I mbledh vetë, i verifikoj vetë, numëroj vetë, kujton kohën e atij që demokratët rrezuan para 30 vitesh. PD funksionon me rregulla të shkruara. E nisi me motivin për PD dhe e mbull me deklaartën e sotme për pushtet personal.

(E.H/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here