Pritet vetëm drita jeshile, “Olimpico” në Romë merr emrin e legjendës së Italisë

0
76

“Do të ishte një gjest i jashtëzakonshëm që stadiumi “Olimpico” të emërohej me emrin Paolo Rossi”. Kjo është ideja e lëshuar nga presidenti i FIGC Gabriele Gravina në inagurimin e një statuje në Prato për të përkujtuar qendërsulmuesin i cili fitoi Kupën e Botës të vitit 1982. e madh të kombëtares në Kupën e Botës të 82-të.

“Ne jemi gati, por nuk varet nga ne. Nuk është e lehtë duke pasur parasysh natyrën juridike të subjektit që e menaxhon atë”, shtoi ai. “Për Paolo Rossin ka një mirënjohje të madhe si njeri dhe sportist, dëshmitar i vlerave të mëdha për të rinjtë tanë”.

Aktualisht menaxhimi i stadiumit bëhet nga Instituti i Sportit dhe Shëndetësisë, ku dy ekipet e kryeqytetit si Roma dhe Lacio paguajnë një kuotë për të zhvilluar ndeshjet në “Olimpico”.

Shoku i kombëtares Marco Tardelli miraton idenë e nisur nga Gravina: “Kam pasur një marrëdhënie vëllazërore me Paolon. Nëse ai kampionat botëror ka mbetur në zemrat e italianëve më shumë se tjetri, vetëm them se emërtimi i Olimpico me emrin e tij është një ide e mrekullueshme”.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here