Mbështetësit e Berishës “zbarkojnë” në selinë e PD, dorëzojnë 4200 firmat e delegatëve

0
91

4200 firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar janë dërguar në këto momente në selinë e Partisë Demokratike.

Klevis Balliu, Albana Vokshi, Flamur Noka, Aldo Bumçi dhe Edmond Spaho janë futur në këto momente brenda ambienteve të selisë blu.

Flamur Noka: Zoti kryetar, mbi 4200 delegatë kanë firmosur peticionin. Në emër të përfaqësisë së delegatëve po ju paraqesim ju, të gjithë dokumentacionin e administruar i cili do të ruhet nga ana e juaj deri ditën kur të zhvillohet Kuvendi. Ditën kur të zhvillohet kuvendi ky material i dorëzohet komisionit të mandateve për të verifikuar një për një të gjitha mandatet e delegatëve që kanë firmosur. Janë të gjitha dosjet sipas degëve. Janë të gjithë formularët me emra, mbiemër, numër ID, pozicionet që kanë delegatët. Janë të gjitha, degë më degë. Procesi vazhdon. Në përfundim do të sjellim edhe të tjera, sepse jemi në pritje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here