31 vite nga rihapja e Xhamisë së Plumbit në Shkodër

0
44

Më parë u rihap Xhamia e Plumbit në Shkodër, duke shënuar një ngjarje historike për komunitetin mysliman dhe duke e ngulitur 16 nëntorin 1990 si ditën më të rëndësishme të rikthimit të lirisë së besimit dhe fjalës në Shqipëri.

Xhamia e Plumbit është një ndër veprat më të rëndësishme të arkitekturës në Shkodër në periudhën e sundimtarëve Bushatllij (1773).

Ky objekt madhështor, unik në Shqiperi, i stilit turko-arab tregon për nivelin e lartë që kishte arritur lagjja “Tabake” rrëzë Kalasë, ku me vënien nën kontoll të saj fillon dhe ngritja e Bushatllijve të Shkodrës.

Xhamia e Plumbit, si një objekt i veçantë i trashëgimisë kulturore, së shpejti do të fitojë madhështinë e dikurshme falë një projekti ambicioz konservues dhe restaurues, si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës me Ambasadën Turke në Shqipëri dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here