“Nuk i marr burrin njeriu”, Bieta Sulo “hakmerret” ndaj Roza Latit,i kthen përgjigje

0
108

TIRANË “Sherri” mes dy moderatoreve Roza Latit dhe Bieta Sulos nuk ka për të përfunduar. Dy ditë më parë ka qenë Roza ajo e cila në emisionin “Expuls” të Ronaldo Sharkës thumboi moderatoren duke thënë se “nuk ia marrim burrin njeriu”.

“Pashë emisionin e Sulos. Kishte ftuar Dalina Buzin për serialin SNOB. Mikpritje shumë e mirë, i bëri komplimenta, e priti shumë mirë. Nuk e kuptoj, vura re që më duket e kishte personale me mua por ne nuk është se ia marrim burrin njeriu, më vjen keq. Jo zemër nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty… “- u shpreh ajo.

Ndonëse vonoi pak, Bieta nuk harroi që të “hakmerret” ndaj Rozës pak me lezet, por duke u siguruar që mesazhi të shkonte i qartë aty ku duhet të shkonte.

“Suksesi i këtij emisioni është dhe fakti që njerëz që kanë qenë protagonist në këtë emision, vazhdojnë të jetojnë me famën e kësaj daljeje televizive dhe 6 muaj dhe nëqoftëse kanë qenë më herët të ftuar apo një vit më përpara unë i ndjej nga zemra dhe të them faleminderit”, tha Bieta.

Zanafilla e “sherrit” të dy vajzave është qysh një një prej puntatave të emisionit “Ftesë në 5” nga Bieta, ku ka qenë e ftuar Roza. Ajo ishte e ftuar për të folur mbi një prej seteve të saj fotografik, mirëpo pas asaj interviste gjërat ndryshuan mes moderatores Roza Lati dhe Bieta Sulos.

(a.b)/dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here