Bardhi akuzon Berishën: Po i bën demokratët mish për top

0
67

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një dalje për mediat ka hedhur akuza për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Gazment Bardhi: Kam një apel për një koleg timin që flet për përjashtim të 500 apo 100 demokratëve që të qetësohet dhe të marrë frymë thellë. Mos t’i fryjë zjarrit të përçarjes. Statutin e PD s’po e shkelin anëtarët, por njohësi më i mire i tij, Sali Berisha.

Sali Berisha ka qenë i qëndrimit që sipas statutit të partisë, firmat që janë mbledhur do të duhet të dorëzoheshin bë Sekretariatin e partisë. Demokratët nuk duhet të përdoren si mish për top për të mbrojtur interesin personl të askujt.

PD nuk mund të bëhet dhe s’do të bëhet mburojë e askujt që do ta izolojë nga aleatët strategjik. Vendimin se marr as unë edhe as askush tjetër, por Kuvendi. Kuvendi është si mendësi që demokratët të jenë bashkë për të përcaktuar bashkërisht rrugën e betejës kundër Edi Ramës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here