“Kjo është e papranueshme”, trajneri i Brazilit shpërthen pas barazimit me Argjentinën

0
56

Trajneri i Brazilit, Tite, ka qenë i zemëruar pas barazimit pa gola të regjistruar kundër Argjentinës në kualifikueset për Kupën e Botës.

Zemërimi i tij është shkaktuar nga një përplasje mes mbrojtësit argjentinas Otamendi dhe sulmuesit brazilian Raphinha.

Mbrojtësi i bardhekaltërve ka goditur me bërryl yllin e Leeds, me këtë të fundit që ka patur nevojë për pesë qepje për të mbyllur plagën në gojë.

“Kjo është e pamundur, e përsëris, nuk është e mundur të mos shihet goditja me bërryl e Otamendi-t ndaj Raphinha-s. A do të kishte ndikuar te rezultati? Nuk e di”, ka thënë Tite.

“Ishte një ndeshje e madhe, por duhet të ketë drejtësi. Nuk është i pranueshëm një gabim i tillë nga një arbitër i nivelit të lartë me VAR…”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here