Hynë fshehurazi në Koloseun e Romës për një birrë, gjobiten turistët amerikanë

0
59

Dy turistë amerikanë janë gjobitur, pasi shkelën rregullat e hyrjes në Koloseun e Romës.

Dy të rinjtë amerikanë të moshës 20 vjeç hynë fshehurazi në Koloseun e Romës për të shijuar një birrë. Si duket ajo çfarë arritën ishte fatura më e shtrenjtë për një birrë, pasi u gjobitën me 800 euro për shkeljen e rregullave.

Ata u ulën në pjesën e dytë të stadiumit antik të gladiatorëve në orët e para të mëngjesit. Por hyrja në ndërtesën historike është e ndaluar brenda natës.

Ndërsa pandemia e koronavirusit ka dëmtuar turizmin, ‘Koloseu’ mbetet një nga monumentet më të vizituara të Italisë.

Burimi: BBC

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here