“E di se ju e kaloni kohën nëpër kafe”, Muzhaqi: Kur mora detyrën si ministre e Fëmijëve dhe e Rinisë…

0
106

Minsitrja e Fëmijëve dhe të Rinjve, Bora Muzhaqi ka vijuar gjatë ditës së sotme me takimet me nxënësit ekselentë të gjinazeve për të bërë të mundur parashtrimin e shqetësimeve që këta të fundit kishin sa i përket kushteve në shkolla dhe aktivitetet me të cilat të rinjtë kalojnë kohën.

I pranishëm në aktivitet është edhe kryeministri Edi Rama i cili mëngjesin e ditës së sotme shpërndau edhe medalje të arta si vlerësim për ekselentët.

Në fjalën e saj ministrja Bora Muzhaqi tha se e dinte se një pjesë e madhe e të rinjve e kalonin kohën në kafe por sipas saj kjo vinte sepse nuk kishin aktivitete të tjera argëtuese. A jo u kujdes të theksonte se kjo do të ndryshonte me buxhetin e ri të 2022 ku sipas saj ishin parashikuar mjaft projekte për të rinjtë.

Fjala e ministres Bora Muzhaqi:

Do e thyej pak protokollin duke ju përshëndetur të gjithëve që jeni këtu. Të nderuara vajza që folët sot, është kënaqësi që takohem me pjesën e grupit tuaj për të dytën herë. Kur fillova detyrën më thqanë që një pjesë ishte të hartoja strategjinë për rininë dhe fëmijët dhe si e re që isha mendova të pyes persona me eksperiencë. Më thanë se kishin krijuar grupe të caktuara, por mua nuk më pëlqente kjo kështu që vendosa të takoja të rinjtë në qytete të vendit duke parë të gjitha mendimet tuaja. Në takimet e bëra ishite vetëm një rregull, mos të flitej për gjërat që kiishin bërë mirë por për ato që duiuhet të pësonin ndryshime.

Sot ftova 3 nga vajzat, arsyeja është sepse ato konkretizojnë problematikat që kemi hasur në takiomet e zhvilluara. Albina na tregoi për problemin e laboratorëve, për mungesën e tyre. Nga ana tjetër problem tjetër ishte mungesa e integrimit në sportet e qyteteve të tyre. E fundit ishte pjesa e angazhimit në arte dhe në zeje.

E di gjithashtu se një pjesë e madhe e juaja e kaloni kohën e lirë në kafe por kjo nuk bëhet se ju e dëshironi këtë gjë por vetë fakti që ju nuk keni me cfarë të merreni tjetër me aktivitete sportive apo të tjera të ndryshme. Ju jap lajmin se në buxhetin e vitit të ardhshëm një pjesë e problematikave do të marrin zgjidhje. Harrova programin më të rëndësishëm, ai që u jep jetë pasioneve tuaja, me mbështetjen e UNICEF, ne jemi duke punuar cdo ditë, fushat i kemi përcaktuar bashkë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here