Rikthehet Estrada e Shkodrës me “Koncert në kohë pandemie”

0
762

Nga Nereida Vitoja:

Pas më shumë se dy vitesh shkëputje, Estrada e Shkodrës është rikthyer në skenë e teatrit “Migjeni” me premirën “Koncert në kohë pandemie”.

Kësaj here salla ishte e mbushur nga spekatatori shkodran, të cilit duket se I kishin munguar interpretimet aktorëve të humorit. Drejtorja e teatrit Rita Gjeka dhe regjisori I shfaqjes Ismet Drishti floën për emocionet e rikthimit të Estradës së Shkodrës .

Mjeshtri I Madh Zef Deda dhe Drande Xhaj vlerësojnë angazhimin e të rinjve në Estradën e qytetit ndërsa shprehen se ato janë e ardhmja e sigurtë e teatrit “Migjeni”

Ndërkohë, trupa e re e aktorëe të teatrit “Migjeni” tregojnë emocionet e interpretimit përkrah aktorëve profesionistë.

“Koncert në kohë pandemie” do të shfaqet në skenën e teatrit “Migjeni” edhe në datat 20 dhe 21 nëntor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here