“Ne të dy nuk do kemi asgjë brenda”, Sara ia bën të qartë DJ PM: Mos u mërzit

0
64

DJ PM dhe blogerja Sarah Berisha momentalisht kanë qenë ndër personazhet më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Kjo pasi dyshja thuhej se po krijonin diçka mes tyre, që duket se nuk do të ndodhë derisa janë në spektakël.

Këtë së fundmi e ka deklaruar vet influencuesja shqiptare në një deklaratë të bërë gjatë bisedës me banorët, ku i pranishëm ishte edhe DJ nga Kosova.

“Ne të dy nuk do kemi asgjë brenda. Nuk dua që ta humbim njëri-tjetrin dhe raportim që kemi me njëri-tjetrin. Se çfarë do të ndodhë më pas, të shohim. Unë këtu brenda shtëpisë edhe sikur të jem nuk dua të kem asgjë. Nuk dua që të mërzitesh”.

“Nuk dua të bëj as për deklarata, dua të jem të drejtë”, kanë qenë më tej fjalët e Berishës.

Ata siç shihet dëshirojnë që të lënë gjërat të rrjedhin, për një lidhje të mundshme jashtë BBV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here