“Oj Grida lëri këngët”, qytetari merr mikrofonin në “foltore” dhe ka një thirrje: Dëgjo o Gaz Bardhi se po të flet Gaz Kokoshi!

0
64

Në takimin e foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuçovë, një qytetar mori fjalën dhe kishte një thirrje për Sekretarin e PD-së, Gazment Bardhi, duke i thënë që të shkojë në zyrën e Edi Palokës dhe të verifikojë firmat e mbledhura.

Deputetes Grida Duma iu drejtua duke thënë që “t’i lerë këngët”, ndërsa këshilloi Ervin Salianjin që të “mos flasë broçkulla”.

“Dëgjo o Gaz Bardhi, po të flet Gaz Kokoshi nga Kuçova. Shko te zyra e Ed Palokës dhe numëroji. Nëse te del një e deformuar atëherë ke punë me mua. 11 dhjetori do të shkruhet në muret e historisë. Ne jemi parti e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Salianj. Hap sytë. Fol mirë jo broçkulla.

Grida mos harro që vije mes nesh në Bulevard. Atë çadër të lirisë, Basha e ktheu në çadër të tradhëtisë. Ku ishte Gaz Bardhi, Salianji dhe këta. Grida lëri ato këngë. Më ka poshtëruar dhe pushkatuar ajo që sot është nënkryetare, Ndrikulla Felaj. Më tha t’i nuk do punosh. Pastaj është dhe një kryetar bashkie, ndrikull tjetër. Na prij doktor”, tha demokrati në foltoren e Kuçovës./newsbomb.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here