‘Nëse do të hysh ne ndahemi’, Graciano tregon zënkën me Argjirën, shkak ‘Big Brother Vip’

0
60

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca janë një ndër çiftet më të përfolura të showbiz-it shqiptar, por ndonjëherë edhe “në parajsë ka telashe”. Ata kanë qenë të ftuar në emisionin “Pardon my French”, ku kanë treguar për debatin e tyre, shkak i të cilit është bërë Big Brother Vip.

Moderatorja duket se është kundër hyrjes në BB Vip, madje edhe si çift. Graciano ka treguar detaje të tjera dhe ka thënë se do të donte të hynte edhe pa Argjirën, por ajo i ka thënë se nëse futet ata do të ndahen.

“Me Argjirën nuk do të kisha qejf, pa Argjirën do të kisha hyrë. Një ditë i thashë po nëse futem, ajo më tha ndahemi. Ishte shumë e prerë përgjigja”, tha balerini.

Ai tregoi më tej se do e mbështeste Argjirën nëse do të futej, por do e bezdiste ideja se dikush mund t’i afrohej në shtëpi.

“Por, unë do e mbështesja Argjirën nëse do të futej, edhe pse ajo jo… Argjira mjafton të rrijë siç është. Ajo është shumë pozitive, do ishte serioze, do i kishte peshë fjala, do kishin shumë njerëzit çfarë të mësonin… Unë jam mendje hapur, por thjesht ideja që do i afrohej dikush, mua do më bezdiste shumë”, tregoi Graciano./faxweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here