“Nuk mendoja që…”/ Balina Bodinaku flet për herë të parë pas përplajes me Fifin

0
104

Opinionistja e Big Brother Vip, Balina Bodinaku ka folur për herë të parë pas përplasjes me këngëtaren Filloreta Raçin, e njohur nga publiku si Fifi. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, tha se kurrë nuk e kishte menduar se do ndodhte një gjë e tillë, pavarësisht se kishte marrë përsipër të përballonte çdo kosto që në momentin që mori përsipër këtë pozicion.

“Po mundohesha të kuptoja ca kisha thënë, a isha unë shkaktarja. Kjo është një gjë që e kam marrë përsipër, por nuk mendoja që do ndodhte një gjë e tillë. Por kisha marrë parasysh që do përballesha me fansat e personave që janë brenda. Ka shumë tifozllik dhe me këta nuk racionalizon dot dhe është e kotë të mërzitesh e të gjykosh,”- tha Balina.

Disa net më parë gjatë mbrëmjen e së martës, në “Big Brother Vip”, Balina Bodinaku ndërsa ishte duke dhënë mendimin e saj në lidhje me Fifin brenda shtëpisë, kësaj të fundit i ra të fikët por vendosi që të qëndonte ende në shtëpi. Por vendosi që të dilte disa ditë më pas.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here