Atdheu “mollë sherri” me Arjolën, Antonela-aktores: Pse po të dridhet goja?

0
127

Antonela Berisha ‘ka plasur bombën’ duke thënë se ‘molla e sherrit’ me aktoren Arjola Demiri, duke u shprehur se mes tyre është futur dikush jashtë dhe ai është Atdheu, ish-konkurrent i ‘Për’Puthen’! Gjatë transmetimit live në emision, Antonela tha se për shkak të Arjolës ajo ka pasur një debat me ish konkurrentin e ‘Për’Puthen” dhe se në këtë mes është futur edhe motra e Arjolës. Kjo e fundit ka sqaruar gjithçka duke u shprehur se ka një miqësi me Atdheun që prej 6 vitesh dhe është njohur me të në Kosovë.

DEBATI NË RRJET:

Antonela: I kërkoj ndjesë publikut. Nuk dua të paragjykohem dhe për situata që kanë ndodhur në emision tjetër. Ka qenë moment shfryrje sepse që kur kam ardhur kam për Arjolën e acaruar, që ka hyrë gjithmonë në punë të tjerëve. Nuk kam ardhur të bëj luftë me askënd, kam ardhur për të kaluar një eksperiencë ndryshe. Jashtë kemi një shok të përbashkët dhe e kuptova që kishte mendim negativ për mua, këtu dua ti njoh si janë me mua. Arjlën nuk e njoh nga jashtë, ngaqë thashë që Arjola i vendos pikat mbi i, tha nuk e dija që do më mbështesje. Doja ti thoja që kur të fus në lavatrice brekët e mia, nuk ke pse ti marrësh e ti thash.

Arjola: Ke ardhur e më ke thënë, Arjola hajde më mëso lavatriçen. Kur erdhën Fisnikët, Antonela përshëndeti mamin dhe me shaka i thashë “nuk të ka ndarë nëna prej gjiri”. Unë i kam bërtitur djemve, Antonela tha mos mendo që jemi fëmijët e tu që na bërtet. Unë jam një nënë që nuk i bërtas kurrë fëmijëve të mi, nuk kam autoritet sikur jam gjeneral. Unë fëmijët i mi i trajtoj si qenie të jashtëzakonshme. Për mua gjëja më e shtrenjtë në jetë është mënyra se si komunikoj me fëmijët e mi. Antonela e ka nisur sjelljen agresive ndaj të gjithë banorëve. Unë me Antonelën nuk jam atakuar asnjëherë.

Antonela: Unë personalisht nuk e njoh Arjolën. Para disa kohësh kam ardhur një mesazh nga motra jote nga personi që njohim unë e ti.

Arjola: Nuk e dimë se si kanë ardhur mesazhet. Unë personalisht nuk e dikam për mesazhet që të kanë ardhur prej motrës time.

Antonela: Nëna ime është aq e shenjtë sa fëmijët e tu.

Arjola: Nuk është ofendim. Ti përdore fëmijët e mi për tu zënë. Kjo vjen e më tregon se nuk është shtëpia jote. Unë nuk i prek njerëz ulët.

Antonela: Po viktimizohesh para të gjithë Shqipërisë.

Arjola: Stop. Ke nivelin e ulët të bisedës.

Antonela: Mos fol pra.

Arjola: Unë nuk e kam zakone të zihem, me mua stop. Ti nuk je e aftë të paragjykosh as gjykosh profesionin Antonela.

Sonila Meço: Kjo nuk është betejë nga territore brenda, po flasin për kusure…

Arjola: Antonela mund të ketë ndonjë gjë me mua, unë me të jo.

Antonela: Është Atdheu, pse po të dridhet goja kur po ta them?!

Arjola: Është shoku im, ça ka Atdheu? Është shoku im prej 6 vjetësh, kemi shoqëri të përbashkët dhe e kam njohur kur kam shkuar në Kosovë. S’kam asgjë me të!

Antonela: Ke shkuar edhe ke pyet për mua Atdheun gjithë ato herë. Motra e Arjolës i ka shkrujt Atdheut dhe pata një debat me të. Sepse më tha çfarë ke me Arjolën.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here