CHAMPIONS/ Bayern “shkelm” Barçës, e dërgon në Europa League, ja ndeshjet e tjera

0
63

Bayern Munich nuk i bën nder Barcelonës. Kampionët e Gjermanisë edhe pse ishin kualifikuar me kohë fitojnë me shifrat 3-0 dhe ka bërë që katalanasit të shkojnë në Europa League.
Siparin e golave e hapi Thomas Muller në minutën e 34 të takimit ndërsa rezultatin e dyfishoi Leroy Sane. Rezultatin final e vulosi Musala në pjesën e dytë të takimit duke dhënë edhe goditjen finale.

Kështu në grupin E bashkë me Bayern u kualifikua Benfica që mposhti me rezultatin 2-0 Dinamo Kyiv. Golat e Yaremchuk dhe Gilberto mjaftuan për portugezët që arritën në kuotën e 8 pikëve, një më shumë se Barcelona që i jep lamtumirën kompeticionit të madh për klube në mënyrën më të turpshme.

Në ndeshje të tjera, Manchester United u ndal në një barazim 1-1 ndaj Young Boys. Ekipi i Rangnick nuk e ruajti dot avantazhin që mori pas golit të Greenwood dhe gjithçka u baraspeshua nga Rieder në fundin e pjesës së parë. Megjithatë, ata kualifikohen si të parët e grupit F.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here